SPORT, 28 Gusht 2025, 17:07

Nga entuziazmi në pasiguri, e ardhmja e Adejemit në rrezik

Nga entuziazmi në pasiguri, e ardhmja e Adejemit në rrezik

Gjithçka nisi kaq mirë. Në grumbullimin stërvitor në Austri në fillim të gushtit u zhvillua një mbrëmje ekipore. Atmosfera: e gëzueshme. Te BVB të gjithë ishin të një mendimi: Sezoni i ri mund të fillojë.

Por pas vetëm një ndeshjeje të ligës, një rënie humori është përhapur tashmë mbi Dortmundin. Tani vjen edhe një pengesë në negociatat për Adejemin! Në javët e fundit u zhvilluan bisedimet e para me agjencinë menaxhuese të Karim Adejemit për një mundësi rinovimi kontrate.

Agjencia synonte zgjatjen e kontratës deri më 2029 dhe ishte mjaft optimiste se marrëveshja do të finalizohej. Por më pas Jorge Mendes, kontaktoi yllin ofensiv. Adejemi mbeti i impresionuar nga fjalët e Mendesit, dhe kështu ai vendosi t’i bashkohej atij. Për BVB kjo do të thotë: negociatat fillojnë thuajse nga e para.