SPORT, 7 Qershor 2022, 19:23

Nesër zyrtarizimi, Modriç do të vazhdojë edhe një vit me Realin e Madridit

Nesër zyrtarizimi, Modriç do të vazhdojë edhe një vit

Luka Modriç do të rinovojë kontratën e tij me Realin e Madridit dhe sipas “Marca” nesër do të bëhet zyrtarizimi i vazhdimit të bashkëpunimit mes mesfushorit kroat dhe klubit spanjoll.

Sipas të përditshmes spanjolle, 36-vjeçari ka firmosur edhe për një sezon me kampionët e Europës dhe tratativat e rinovimit janë përshpejtuar pas suksesit të Parisit.

Nesër do të jetë ditë njoftimesh të rëndësishme në Madrid, sepse do të zyrtarizohet rinovimi i Modric dhe blerja e Tchouaméni.