TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqiptari Kristjan Asllani i Empolit është objektivi kryesor i Interit për mesin e fushës, pasi shihet si një alternativë e re në moshë e Brozovic.
Sipas asaj që shkruan “TMW”, klubi zikaltër po negocion me atë toskan, por akoma nuk është gjetur formula e transferimit.
Vullneti i lojtarit është që të bashkohet me skuadrën e Simone Inzaghit dhe me shumë mundësi sezonin e ardhshëm Asllani do të veshë fanellën e Interit.
Zikaltërit kërkojnë të marrin lojtarin në formë huazimi me të drejtë blerjeje, ndërsa Empoli që trembet se mos vlera e lojtarit bie, kërkon një huazim me detyrim blerjeje.