SPORT, 22 Korrik 2022, 18:54

VIDEO/ Murinjo merr pjesë në ditën speciale të tifozit të Romës, portugezi bëhet dëshmitar i një propozimi për martesë

VIDEO/ Murinjo merr pjesë në ditën speciale të tifozit

Tekniku i Romës, Zhoze Murinjo është bërë pjesë e një ngjarje speciale në ditën e sotme me protagonist një tifoz të Romës.

Portugezi ishte i ftuari i nderit në organizimin special të fansit të verdhekuqve, i cili i propozoi të dashurës së tij në një mënyrë surprizë përpara syve të Murinjos.

Pasi gjithçka u përmbyll me sukses, çifti u shpreh se kjo është dita më e lumtur e jetës së tyre dhe se nuk i besohet se e kurorëzuan dashurinë e tyre në praninë e trajnerit të ekipit të zemrës.