SPORT, 26 Gusht 2025, 22:47

Në Serinë B duhet të ruhen nga familja Shpendi, “binjakët e golit” shënojnë risi në karrierë

Në Serinë B duhet të ruhen nga familja Shpendi,

Familja Shpendi kishte se pse të gëzohej në këtë fundjavë, teksa të dy vëllezërit, Kristian e Stiven, kanë gjetur rrugën e rrjetës në Serinë B, duke treguar se presin të jenë protagonistë në këtë edicion. Kjo është hera e parë që ndodh që kur ata u bënë profesionistë.

Kur ishin pjesë e ekipit të të rinjve të Çezenës, të dy sulmuesit shënonin me rregullsi në të njëjtën ndeshje, aq sa cilësoheshin “binjakët e golit”. Por që kur ata u bënë profesionistë, nuk kishte ndodhur asnjëherë që të shënon të dy në të njëjtën fundjavë.

Në sezonin e kaluar, në periudhën kur Kristian shënonte me Çezenën, Stiven ishte “thatë” te Karrareze. Pas ndalesës së Kristian, erdhën golat e vëllait tjetër. Këtë fundjavë, ishte Kristian ai që hapi serinë e golave në familje duke tundur rrjetën ndaj Peskarës. Më pas, ishte Stiven që u përgjigj duke shënuar për Empolin ndaj Padovas e bërë që në familjen Shpendi të kishte një gëzim të dyfishtë.