SPORT, 26 Gusht 2025, 20:58

Asist pas 4 minutash lojë! Armando Broja e nis mbarë në debutimin e tij më Bërnlin

Asist pas 4 minutash lojë! Armando Broja e nis mbarë në debutimin

Armando Broja e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij të Bërnli, klubi me të cilin do të vazhdojë karrierën.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte i rreshtuar mes titullarëve në radhët e skuadrës së Bërnlit në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Derbi Kaunti. Dhe që në minutën e katërt të takimit, me prekjet e para, ai u tregua vendimtar.

Pasi mori topin në zonë, Broja shmangu mbrojtësit dhe pasoi për Ramsei i cili me një gjuajtje të shpejtë shënoi golin e avantazhit për ekipin e Bërnlit, duke falënderuar Brojën për asistin e dhënë.