SPORT, 25 Gusht 2025, 17:15

Në Bundesligë paguajnë 5 milionë euro për mbrojtësin shqiptar, mungon vetëm zyrtarizimi pas testeve mjekësore

Në Bundesligë paguajnë 5 milionë euro për

Albian Hajdari do të kryejë sot testet mjekësore me Hofenheimin. Klubi i Bundesligës gjermane ka rënë dakord për të paguar në total rreth 5 milionë euro te Lugano.

Hajdari është pjesë e ekipit të parë të Luganos nga prilli i vitit 2023. Duke bërë mjaft mirë në edicionin e kaluar, tërhoqi vëmendjen e klubeve të ndryshme në Europë.

Dhe në fund garën e fitoi Hofenheim sipas “Sky Sport”. 22-vjeçari do i bashkohet kështu Fisnik Asllanit në skuadër.