SPORT, 25 Gusht 2025, 17:53

Lista zyrtare e Torinos kundër Interit, Asllani dhe Ismajli përfundojnë në tribunë

Lista zyrtare e Torinos kundër Interit, Asllani dhe Ismajli

Torino ka publikuar listën zyrtare, për lojtarët e gatshëm sot kundër Interit. Pjesë e saj nuk është Kristjan Asllani, që siç pritej akoma nuk kishte marrë letrat e nevojshme. Vetëm sot erdhi zyrtarizimi i tij te torinezët.

Në listë nuk është as Ardian Ismajli. 28-vjeçari humbet debutimin, pasi mungon për shkak dëmtimi.

Të dy lojtarët e Kombëtares, pritet të japin kontribut të rëndësishëm për Torinon në këtë edicion. Klubi ka investuar për t’i pasur si elementë të rëndësishëm të skuadrës.