SPORT, 26 Gusht 2025, 17:12

Ka fituar 5 Champions me Real Madridin, futbollisti shfaqet në Gjermani për firmën me klubin e Bundesligës

Ka fituar 5 Champions me Real Madridin, futbollisti shfaqet në Gjermani

Lukas Vazkez i ka dhënë gjatë verës lamtumirën Real Madridit, duke mbyllur etapën e tij te gjigandët spanjollë ku ka kaluar gati gjithë karrierën e tij. Një karrierë shumë e suksesshme me mbi 20 trofe të fituar me madrilenët, mes të cilëve edhe 5 Liga Kampionesh.

Por çdo gjë ka një fund dhe klubi vendosi të mos rinovonte kontratën e futbollistit 34-vjeçar, i cili është tashmë në kërkim të një eksperience të re. Dhe pavarësisht se ai kishte oferta marramendëse nga klubet në vendet e Lindjes së Mesme, duket se ka vendosur që të qëndrojë në futbollin europian.

Sot, Vazkez është filmuar që në mëngjes në aeroport në Gjermani, ku ka mbërritur për të kryer vizitat mjekësore e hedhur firmën në kontratë me Bajer Leverkusenin. Bisedimet e spanjollit me klubin kanë shkuar mirë dhe në parim, ai do të firmose atje për 2 sezonet e ardhshme.