SPORT, 25 Gusht 2025, 19:52

ZYRTARE/ Ishte në listën e “zezë” të Juventusit, futbollisti shqiptar shitet në Gjermani

ZYRTARE/ Ishte në listën e “zezë” të Juventusit,

Albian Hajdari është prezantuar te Hofenheim. Klubi i Bundesligës gjermane nuk ka humbur kohë, duke e zyrtarizuar menjëherë pas testeve mjekësore.

Mbrojtësi shqiptar la Luganon, që përfiton 5 milionë euro nga ky operacion. Hajdari më parë ka qenë pjesë e Juventusit, tek ekipi i dytë si dhe moshat.

Te “Zonja” u bë i njohur disa vite më parë, pasi emri i tij ishte në listën e lojtarëve për të cilën u dënua Juventusi për çështjen e plusvalencave. Hofenheim ndërkohë shton forcat në mbrojtje.

22-vjeçari gjen edhe një tjetër futbollist shqiptar në skuadër. Te Hofenheim luan edhe Fisnik Asllani.