TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zherard Pike duket se po kalon një nga moment të vështirë ku pas ndarjes nga këngëtarja Shakira për shkak të një tradhtie të aluduar nga ana e mbrojtësit që bëri xhiron e rrjetit, tani duket se spanjolli është pranë largimit edhe nga Barcelona.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, katalanasit qe janë në vështirësi ekonomike po mundohen të shkurtojnë shpenzimet në klub dhe situate e kontratës së Pikesë mund të konsiderohet si një prej tyre.
Futbollisti ka ende 2 vite në kontratën me klubin ku paga e tij prej 5.8 milionë eurosh duket se i ka vendosur në vështirësi katalanasit që kanë vendosur ta lënë të lirë nëse vjen një ofertë e përshtatshme. Destinacioni i mundshëm i Pikesë mund të jetë ende brenda Spanjës, por nuk përjashtohet dhe një aventurë e re jashtë Europës në MLS-në Amerikane.