TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ronaldo “Fenomeni” shpreson që të shohë një ditë një trajner të madh europian teksa drejton përfaqësuesen e Brazilit. Ish-sulmuesi brazilian beson se një gjë e tillë do të ndryshonte fytyrën e futbollit që ofron “seleçao”, duke kombinuar spektaklin me taktikën dhe idetë europiane.
Ai ka disa emra në mendje, por mbi të gjithë atë të Karlo Ançelotit, për të cilin ka thuru elozhe pa fund. “Mendoj se një trajner europian mund të drejtojë kombëtaren braziliane, dikush si Pep apo Ançeloti, mund të bëjnë diçka të pabesueshme në kombëtaren tonë. Mund të ndryshojë historinë e futbollit tonë për 100 vitet e ardhshme.
Karlo, për mua, dhe me shumë diferencë nga të tjerët, është personi më i mirë që ka ekzistuar në botën e futbollit. Ai është miku i të gjithëve, jo vetëm miku im. E gjithë bota e do dhe si trajner është i pabesueshëm, për shkak të cilësisë, vizionit, aftësisë për të kuptuar lojtarët. E meriton gjithçka që ka fituar për shkak të profesionalizmit dhe karakterit”, tha Ronaldo.