TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vedat Muriqi vijon të shënojë në elitën e futbollit spanjoll me fanellën e Majorkës. Bomberi i Kosovës, tundi rrjetën e dhe në sfidën e sotme ndaj Valencias së Gatuzos, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 1-2.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me Kavanin në minutën e 52-të. Uruguaiani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që në minutën e 66-të, ishte radha e Muriqit, për të shënuar nga 11 metra. Shqiptari i Kosovës, vendosi baraspeshën, teksa për golin e përmbysjes mendoi koreani Le Kang In. Një fitore spektakolare kjo e Majorkës.
Me këtë fitore skuadra e Muriqit u ngjit në kuotën e 12 pikëve, tri më pak se Valencia e vendit të 9-të. Për sulmuesin e Kosovës, ky ishte goli i pestë në tetë ndeshje të aktivizuara në La Liga.