SPORT, 2 Shkurt 2026, 18:09

Mitaj drejt largimit për një arsye më tepër, por Al Itihad e ndalon t’i bashkohet Ronaldos

Mitaj drejt largimit për një arsye më tepër, por Al Itihad e

E ardhmja e Mario Mitajt mbetet në ajër tek Al Itihad. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është kthyer titullar në kampionat, por vetëm për shkak se Benzema është shfaqur jashtë. Largimi i Mitajt nuk do të jetë çudi në orët e fundit të merkatos, pasi klubi arab po negocion gjatë kësaj kohe.

Fillimisht është thënë se Al Itihad refuzoi ofertën e Al Nasr, që e kërkoi në huazim. Kështu Mitajt iu mohua mundësia, që të luante krah Kristiano Ronaldos. Ky i fundit po e bojkoton Al Nasr së fundmi, dhe një arsye është merkato që nuk pa të afrohen emra të bujshëm.

Al Itihad duket se ka gjetur edhe zëvendësuesin për çdo rast. Bëhet fjalë për Çisumban, që do të transferohej nga Alverka në Portugali.

Mitaj mbetet po ashtu peng i numrit të lojtarëve të huaj, që lejohen në Arabi. Mbrojtësi shqiptar është parë vazhdimisht jashtë skuadrës në ndeshjet e kampionatit, që nga viti i kaluar.