SPORT, 6 Maj 2023, 14:37

Milani dhe Lazio luajnë vetëm për fitore, dalin formacionet zyrtare

Milani dhe Lazio luajnë vetëm për fitore, dalin formacionet

Milani dhe Lazio kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Serie A.

Rossonerët janë nikoqir të Biancocelestes në ndeshjen që pritet të zhvillohet në San Siro nga ora 15:00.

Ekipi i Stefano Piolit vjen në këtë ndeshje pas dy barazimeve dhe synon t’i kthehet fitores për tu rikthyer në top katërshe.

Nga ana tjetër, ekipi i Maurizio Sarrit ka fituar pas dy humbjeve radhazi dhe dëshiron të vazhdoj me rezultate pozitive për të mos e rrezikuar një vend në katërshe.

Si Pioli, ashtu edhe Sarri kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.