
Tottenham është i gatshëm të përparojë me bisedimet me Julian Nagelsmann, trajneri gjerman i cili preferohet nga klubi anglez për të pasuar Antonio Conte.
Skuadra veriore e Anglisë është e bindur se Nagelsmann është i duhuri për ta, por gjermani ka disa kushte. Ai dëshiron qartësi mbi pozicionin e Harry Kane, si dhe garanci për merkaton, nivelin e investimeve të skuadrës dhe rishikimin e saj.
Kjo nuk është ndonjë habi e madhe, pasi trajnerët e fundit të Tottenham, Conte, Mourinho dhe Pochettino, të re janë ankuar publikisht ndaj klubit pasi lojtarët që ata kërkonin, nuk transferoheshin nga drejtuesit.