TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reali i Madridit ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për finalen e Kupës së Mbretit kundër Osasunës të shtunën në mbrëmje.
Ançeloti ka vendosur të dërgojë të gjithë lojtarët e tij në Sevilje, duke përfshirë edhe të dëmtuarin Mendi.
Ideja e tij është e qartë, të krijojë një ambient familjar, ku të gjithë të ndihen komod, si ata që do të jenë gati për sfidën, po ashtu dhe ata që do të mungojë për arsye të ndryshme.
Ajo që bie në sy në listën e lojtarëve të grumbulluar është se drejt Andaluzisë do të udhëtojnë dhe David Alaba dhe Luka Modriç.
Austriaku pritej të ishte i grumbulluar, teksa surpriza e madhe ka qenë kroati që dukej gati i pamundur 2-3 ditë më parë.
