TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e shëmtuar u regjistrua gjatë një ndeshjeje të volejbollit për femrat. Në sfidën mes vajzave U-18, ndërmjet Skënderbeut dhe Dinamos, trajneri i korçareve, Romeo Xeka, ka kërkuar pushim, duke i udhëzuar vajzat e tij se si të luajnë më mirë. Por në një moment, mjaft i tensionuar, ai ka goditur me shuplakë në fytyrë dy prej volejbollisteve të Skënderbeut.
Federata Shqiptare e Volejbollit nëpërmjet Komitetit Ekzekutiv reagoi ashpër duke e konsideruar veprim të paprecedent dhunën fizike e psikologjike të ushtruar ndaj lojtareve të Korça Volley. FSHV ka penalizuar trajnerin.
Komiteti Ekzekutiv vendosi:
– Z. Romeo Xega i hiqet licensa e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe përjashtohet përgjithmonë nga e drejta zyrtare për të ushtruar, drejtuar e trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombetare të FSHV-së.
Federata Shqiptare e Volejbollit është konsekuente të zbatoj me përpikmëri e të ndëshkoj këdo që thyen Kodin e Etikës e Disiplinës dhe Rregulloren Brendshme duke denigruar figurën e sportit e duke prishur imazhin e lojës së volejbollit.