TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interi do të ndeshet sot kundër Romës në Olimpico dhe Romelu Lukaku pritet të jetë startues në këtë sfidë tepër të rëndësishme.
Edhe pse ende në alternim me sulmuesit e tjerë, belgu dëshiron të rikthehet titullar ashtu si në kohën kur Conte drejtonte skuadrën. Ditën e sotme, Lukaku dëshiron të jetë protagonist absolut dhe gjithashtu në mesjavë ndaj Milanit ai do të dëshironte të ishte titullar, por peshorja anon që Dzeko të jetë titullari në Champions, duke u bazuar edhe në zgjedhjet e fundit të Inzaghit në këtë kompeticion.
Megjithatë, Lukaku dëshiron ende të gjejë hapësirën e tij, veçanërisht sepse deri më tani në netët evropiane ka vënë firmën e tij dhe sinjalet e fundit që i janë dërguar Inzaghit sugjerojnë për “Big Rom” e vjetër.
Sot ndaj Romës pritet të jetë startues pas 90 minutave në stol në ndeshjen kundër Hellas Verona. Sulmuesi belg është i përkushtuar maksimalisht për të bërë maksimumin e tij që të ndihmojë Interin në këtë fazë finale dhe delikate të sezonit.
Gjithashtu raportohet se Lukaku është i gatshëm të reduktojë pagën e tij për të vazhduar të qëndrojë me fanellën zikaltër të veshur mbi supe, gjë për të cilën thuhet se ia ka komunikuar edhe Marotta-s.