SPORT, 5 Maj 2023, 15:54

Haaland “mbret”, Kane dhe Mbappe plotësojnë podiumin, gara e fortë për “Këpucën e Artë”

Haaland “mbret”, Kane dhe Mbappe plotësojnë podiumin, gara

Garë e fortë për “Këpucën e Artë”. Erling Haaland, “roboti” norvegjez i Manchester City, pret të kurorëzohet si sulmuesi më i mirë evropian kur të kenë mbetur vetëm pak ditë deri në përfundimin e kampionateve të ndryshme kontinentale.

Ish-sulmuesi i Dortmund dominon në tabelën e Këpucës së Artë duke qenë në krye me 70 pikë, rezultat i 35 golave të shënuar në sezonin e tij të parë rekord në Premier League. Pas tij, vjen Harry Kane me 50 pikë dhe Mbappe me 46 pikë në vendin e tretë, ndërsa Osimhen, bomberi nigerian i Napolit i cili ndodhet në venin e katërt me 44 pikë.

Një vend ka edhe për Lautaron Martinez, me sulmuesin e Interit i cili ndodhet në vendin e nëntë me 38 pikë aktualisht.

1. Erling Haaland (Manchester City) 70 pikë

2. Harry Kane (Tottenham) 50

3. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) 46

4. Victor Osimhen (Napoli) 44

4. Jonathan David (Lille) 42

6. Enner Valencia ( Fenerbahçe) 40.5

7. Alexandre Lacazette (Lyon) 40

7. Ivan Toney (Brentford) 40

9. Robert Lewandowski (Barcelona) 38

9. Lautaro Martinez (Inter) 38