TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pavarësisht se kanë emra të njohur dhe shumë të talentuar në repartin ofensiv, si Karim Adeyemi, Donyell Mallen, Sebastian Haller e Youssoufa Moukoko, sërish tekniku i “verdhezinjve” të Borussia Dortmund, Edin Terzic nuk është i kënaqur me “forcën” e sulmit të skuadrës e për këtë arsye kërkon afrimin e një tjetër emri në majën e sulmit.
Bëhet fjalë për “bomberin” e Werder Bremen, Niclas Fullkrug, me këtë të fundit, që sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane do të jetë lojtari më i ri i “verdhezinjve”, me bordin e Dortmund që do të derdhë në arkat e Bremen plot 15 milionë euro për shërbimet e 30-vjeçarit.
Ndërkaq, kujtojmë se Fullkrug ra në “radarët” e “gjigandëve” të Evropës, pas performancave fantastike të zhvilluara në sezonin 2022-2023, ku në 28 përballjet e zhvilluar për skuadrën e Werder Bremen arriti të shënojë plot 16 gola, si dhe të dhurojë 5 asistime.