TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Keidi Bares duket se nuk po i ndahen dëmtimet. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është detyruar të largohet nga fusha duke çaluar dhe i ndihmuar nga asistentët e stafit mjekësor, pasi nuk ka mundur të ecë, në ndeshjen e Kupës që Espanjoli zhvilloi kundër Atletiko Pasos.
Një duel në një fushë të vështirë dhe me një pjesë të parë të pakëndshme që u mbyll 0-0. Trajneri Diego Martinez u shpëtua nga një gol i Melamed në pjesën e dytë, por iu desh të shihte edhe dëmtimin e shqiptarit. Në minutën e 70-të, Bare, pasi ishte ndëshkuar disa minuta para me karton të verdhë, u dëmtua rastësisht gjatë një kërcimi.
Mesfushori ka ndrydhur kyçin e këmbës kur ka rënë në tokë, gjatë një dueli ajror me një lojtar kundërshtar, dhe nuk ka mundur që të vazhdojë më. Kjo shihet një pengesë e rëndësishme nëntë ditë përpara derbit që Espanjoli ka në “Camp Nou” me Barcelonën. Në ditët në vijim do të mësohet edhe shkalla e ndrydhjes së kyçit të Bares dhe sa kohë do të rrijë jashtë fieraku.