TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Totenhemi nuk do ketë në dispozicion portierin Hugo Loris në ndeshjet e ardhshme. Ky ka qenë lajmi më i keq që ka marrë trajneri Antonio Konte pas fitores ndaj Manccester Sitit.
Pikërisht një përplasje në ndeshjen kundër ekipit të Guardiolës, ishte ai që solli dëmtimin e francezit dhe mediat angleze konfirmojnë se tanimë lojtari do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për 6-8 javë.
Në këtë periudhë, përfshihen edhe dy ndeshjet ndaj Milanit në Ligën e Kampioneve, duke krijuar jo pak telashe për londinezët të cilët duhet t’i besojnë Frezër Forster, portierit 34-vjeccar i cili në këtë edicion kishte luajtur deri tani vetëm një ndeshje në kampionat.