TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj është lojtar i lirë, pasi nuk ka kontratë të vlefshme me Watfordin. Skuadra angleze ka njoftuar sot se ka shkëputur kontratën me Manajn me marrëveshje të dyanshme, pa dhënë shumë detaje.
Në njoftim thuhet se Manaj ka shënuar një gol në shtatë paraqitje për Watfordin prejse iu bashkua në verën e vitit të shkuar dhe se ka pasur telashe të shumta me lëndimet.
Në fund, ekipi anglez që bën gara në kategorinë e dytë, i ka dëshiruar suksese Manajt në karrierë.
25-vjeçari iu bashkua Watfordit nga Barcelona kurse karrierë ka bërë edhe te Spezia, Interi, Albacete, Granada, Pisa, Pescara e Cremonese. Ai ka edhe 30 paraqitje e gjashtë gola të shënuar me fanellën e Shqipërisë.