TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sipas La Gazzetta dello Sport, skuadrat e Bundesligës si Union Berlin dhe Wolfsburg, janë të interesuara për Robin Gosens.
Zikaltërit do të ishin të kënaqur nëse ia dalin të shesin gjermanin e mesfushës, pasi nevojiten para për të financuar blerjen e Davide Frattesit nga Sassuolo, kartoni i të cilit kushton 30 milionë euro.
Klubi nga Milano vlerëson 20 milionë euro Gosens, shifër kjo që konsiderohet mjaft e lartë. Gjithsesi, Interi mund të detyrohet në fund të pranojë edhe ndonjë ofertë deri te 15 milionë euro.
28-vjeçari ka luajtur 32 ndeshje këtë sezon, por shumicën prej tyre i ka nisur nga stoli. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.