SPORT, 17 Qershor 2023, 16:24

Tjetër largim nga Vllaznia, pas tre vitesh i vjen fundi bashkëpunimit me...

Tjetër largim nga Vllaznia, pas tre vitesh i vjen fundi bashkëpunimit

Nuk kanë të ndalur largimet nga Vllaznia. Klubi shkodran, nëpërmjet kanaleve në rrjetet sociale, ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me porierin Bojan Zogoviç.

“Pas tre vitesh, i vjen fundi bashkëpunimit me portierin Bojan Zogoviç. Nga dita e sotme ai nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Klubi e falenderon publikisht për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu, shoqëruar edhe me fitimin e dy trofeve të Kupës së Shqipërisë. Faleminderit Bojan dhe suksese në karrierën tëndë të mëtejshme!” – Shkruan klubi. Zogoviç luajti 36 ndeshje në elitë këtë sezon.