TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hakim Zijeh prej kohësh nuk është në planet e Çelsit, me mesfushorin maroken që është nxjerrë në shitje nga “Blutë” këtë verë.
Ai ka qenë një nga dëshirat e shumta të Milanit, por kuqezinjtë nuk arritën dot ta bindnin klubin nga Londra.
Siç raporton “Foot Mercato”, Zijeh është gati për një aventurë të re, por jashtë Europës.
Klubi nga Arabia Saudite, Al Nassr, po përgatit një ofertë për të bindur “magjistarin” që të bëhet shok skuadre me Kristiano Ronaldon, teksa Çelsi nga ana tjetër është i gatshëm të dëgjojë çdo ofertë që i vjen për të.