SPORT, 9 Janar 2022, 14:00

Të padiskutueshëm në formacion, Empoli starton sërish me dy shqiptarët

Të padiskutueshëm në formacion, Empoli starton sërish me dy

Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli do të startojnë sërish me skuadrën e Empolit ditën e sotme. Duket se shqiptarët janë bërë titullarë të padiskutueshëm për Andreazolin pas performancave të tyre.

Empoli do të presë në fushën e saj Sasuolon, për sfidën e javës së 21-të në Seria A. Ismajli në mbrojtje dhe Bajrami pas dy sulmuesve, do të jenë sërish pjesë e ekipit njësoj si në sfidën me Lacion.