TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për portierin e kombëtares shqiptare, Elham Kastratin kanë filluar interesime nga skuadra të njohura.
“Supersport” raporton se për gardianin shqiptar, Marseja kërkon ta ketë pjesë të skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe për këtë sipas po të njëjtit burim thuhet se klubi francez ka dërguar vëzhgues në Barcelonë për ta ndjekur më afër Kastratin.
Menaxheri i Kastratit, Serxho Mezi konfirmon se i dërguari i Marsejës ka qenë i pranishëm në çdo seancë stërvitore të kryer në tokën spanjolle dhe sot do të jetë prezent në stadiumin “RCDE Stadium” për të ndjekur ndeshjen Spanjë-Shqipëri. Ai pritet të vijë edhe në “Air Albania” më 29 mars për të parë sfidën Shqipëri-Gjeorgji.
Elhan Kastrati po bën shumë mirë me Cittadellan në Serie B, ekip që po garon për një biletë në “play-off” dhe që ka mbrojtjen e gjashtë më të mirë në kampionat, kjo edhe për meritë të portierit nga Hasi. 25-vjeçari numëron 28 ndeshje këtë sezon me ekipin italian.