SPORT, 15 Korrik 2025, 19:06

Marota i jep fund çështjes “Çalhanollu”: Është futbollisti ynë, do vijë sa më shpejt të jetë e mundur

Marota i jep fund çështjes “Çalhanollu”:

Hakan Çalhanollu do të jetë një futbollist i Interit të paktën edhe për këtë sezon. Konfirmimi vjen nga presidenti i Interit, Xhuzepe Marota, i cili para asamblesë së Ligës Italiane, ka konfirmuar se nuk ka lëvizje në këtë drejtim dhe se telenovela e transferimit të tij drejt Gallatasarajt kishte marrë fund.

“Çalhanollu? Është një lojtar i yni në të gjitha aspektet, ndaj do të kthehet sa më parë të jetë e mundur, sapo të ftohet në grumbullim. Leoni? Është një talent i madh, por është i Parmës…”, tha ai para gazetarëve, ku foli edhe rreth disa të rinjve që janë në radhët e zikaltërve.

“Karboni shkon te Xhenoa, destinacioni i duhur, me një trajner të aftë si Vieira. Për Sebastiano Espoziton do të shohim, është shumë shpejt.

A kam besim? Sigurisht, gjithmonë. Optimizëm maksimal. Jemi Interi, ndaj duhet parë drejt të ardhmes gjithmonë me optimizëm”, deklaroi shkurtimisht Marota.