SPORT, 16 Maj 2026, 19:03

Manchester City bën “bis”, fiton edhe Kupën e Anglisë, mund Çelsin me një gol në pjesën e dytë!


Manchester City bën “bis”, fiton edhe Kupën e
Me një gjuajtje spektakolare me thembër nga Semenio në minutën e 71-të, Manchester City mposhti Chelsean 1-0 në “Wembley” dhe fitoi Kupën FA.

Në këtë mënyrë edhe duke kompletuar dopietën në Kupat e Anglisë, pasi fitoi edhe Kupën e Ligës pak javë më parë ndaj Arsenalit.

Vetëm katër klube kanë fituar ndonjëherë Kupën e Ligës dhe Kupën FA në të njëjtin sezon, me vetëm Liverpoolin që e ka bërë këtë dy herë më parë (2000/01 dhe 2021/22).

Arsenali në sezonin 1992/93 dhe Chelsea në sezonin 2006/07 janë dy ekipet që e kanë arritur këtë sukses vetëm një herë.

Ky trofe shënon të 20-tin e Pep Guardiolës që nga mbërritja në City në vitin 2016, me pesë trofe në Kupën e Ligës dhe tre në Kupën FA.

Asnjë trajner nuk e ka fituar Kupën e Ligës aq shumë herë sa Guardiola, ndërsa seria prej katër titujsh radhazi të Cityt midis viteve 2018 dhe 2021 është një rekord.

Ndërkohë, City është skuadra e parë që arrin tetë gjysmëfinale radhazi të Kupës FA dhe katër finale radhazi. Gjatë kohës së Guardiolës në Angli, asnjë skuadër nuk ka fituar më shumë ndeshje të Kupës së Ligës (29) dhe Kupës FA (46) sesa City.

Duke fituar gjithashtu gjashtë tituj të Premier Ligës, Guardiola ka arritur një nivel të paparë qëndrueshmërie në të gjitha garat deri në fund të sezonit.