TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim dhe i dënuar për vrasje është arrestuar në Itali dhe pritet që të ekstradohet drejt vendit tonë.
Policia e Shtetit informon se në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted” është vënë në pranga në Bolzano të Italisë V.Balla nga Dibra.
Balla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, në vitin 2020, e ka dënuar me 12 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim. 28-vjeçari i kanë mbetur për të bërë edhe 9 vite burg.
Sipas policisë Balla, së bashku me vëllain e tij, shtetasin A. B., pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Z alias I. Z
Njoftimi:
Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “The Wanted”.
Kapet në Bolzano të Italisë një i kërkuar, i dënuar për vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim.
Arrestohet me qëllim ekstradimi shtetasi Vanxhel Balla, 28 vjeç, lindur në Dibër.
Shtetasi Vanxhel Balla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, në vitin 2020, e ka dënuar me 12 vjet burg (mbetur për të kryer 9 vjet burg), për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas, së bashku me vëllain e tij, shtetasin A. B., pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Z alias I. Z
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.