TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nderim special për Nedim Bajramin, në vendlindjen e tij, Tetovën. Futbollistit të Kombëtares shqiptare, i është dedikuar një murale gjigante në qytetin e Tetovës, teksa Kryetari i Bashkisë, Bilall Kasami ka nderuar Nedim Bajramin mes shumë të pranishmëve.
Në muralin e madh, është i pikturuar Nedim Bajrami përgjatë Euro 2024 me fanellën e Shqipërisë. I pikturuar është episodi kur ai i shënoi Italisë brenda 23 sekondave në Dortmund ndaj Italisë.
“Nedim Bajrami, djali i Tetovës dhe krenaria e Shqiptarëve, sot mori vendin që i takon në zemrën e qytetit të vet—një mural me zemër, e një zemër kuqezi!”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tetovës.