TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

U deshën tetë javë të kampionatit në mënyrë që Partizani të shijonte tre pikët e para. Të kuqtë e Ilir Dajës fituan me rezultatin e pastër 0-2 në transfertën e Kamzës ndaj Kastriotit, falë golave të Emiliano Mustës dhe Arinaldo Rrapajt. Goli i parë erdhi në minutën e 37, teksa Musta shënoi drejtpërdrejtë nga një goditje dënimi, teksa portieri i krutanëve, Sali me gjithë zgjatjen e tij nuk mundi ta ruante portën e paprekur.
Ndërkaq, para golit, vlen të theksohet edhe një përplasje e fortë mes Markut dhe Ajazit, me futbollistin e të kuqve që u zëvendësua pasi dëmtoi nofullën. Sakaq, në fraksionin e dytë, miqtë ishin më kërkues dhe provuan në disa raste me Grecën apo Nezirin, por portieri Teqja ishte vendimtar për kryeqytetasit.
Me kalimin e minutave, Partizani nisi të gjente edhe më shumë hapësira nëpërmjet kundërsulmit, e pikërisht nga një i tillë “vrau” ndeshjen në minutën e 90 me anë të Rrapajt. Për të kuqtë kjo ishte fitorja e parë në kampionat, me ekipin që tashmë ngjitet në kuotën e tetë pikëve, në vendin e tetë ndërsa Kastrioti mbetet i fundit me pesë pikë.


