TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrojtësi holandez, De Ligt, është zgjedhur lojtari i ndeshjes Barcelona-Bajern Mynih, e vlefshme për xhiron e 5-të në fazën e grupeve të Champions-it.
Pas suksesit me rezultatin 0-3 në transfertë, “Tulipani” ka treguar recetën se si arriti ta ndalë bomberin e katalanasve, Robert Levandovskin.
“Ndaj ‘Blaugranave’ kemi zhvilluar paraqitje dinjitoze si grup.
Jam shumë i kënaqur nga ajo çka dhashë në fushë, sidomos në detyrën time, izolimin e Robertit. Polaku dihet për rrezikshmërinë që shkakton ndaj çdo mbrojtësi, por arrita ta ndal vetëm me anë të forcës, pasi ndryshe është e pamundur t’i bësh ballë.
E rëndësishme pas të gjithave është sigurimi i vendit të parë në grup dhe triumfi ndaj një ekipi jo të lehtë që kanë përbërje lojtarë të klasit botëror.
Golat u finalizuan vetëm nga ana jonë, pra reparti i mbrojtjes iu përgjigj atij të sulmit në kryerjen e detyrave me përpikmëri.
Tashmë të ruajmë këtë formë të mirë edhe në vazhdim, pasi fryma pozitive duhet tëjetë mbizotëruesi dhe çelësi i suksesit në çdo takim”, pohoi “muri i madh” bavarez në “Spotify Camp Nou”.