TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria do të luajë miqësore kundër Arabisë Saudite. Kjo sfidë do të startojë në orën 16:30, ndërsa tashmë trajneri Edy Reja ka përzgjedhur titullarët që do të zbresin në fushë.
Ashtu siç u bë me dije mbrëmjen e djeshme, nuk do të ketë surpriza.
Në portë është përzgjedhur Elhan Kastrati, ndërsa para tij katërshja Gurishta – Bitri –Turkaj dhe Marku.
Ndërkohë në mesfushë do të rreshtohen Mala – Deliu –Mucolli dhe Hadroj. Kurse sulmin e udhëheqin Cikalleshi dhe Xhixha. Siç shihen, në formacionin titullar janë dy lojtarë nga Vllaznia, dy nga Partizani dhe dy nga Tirana.
FORMACIONI ZYRTAR:
Kastrati, Gurishta, Bitri, Turkaj, Marku, Mala, Deliu, Muçoli, Hadroj, Cikalleshi, Xhixha