TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vllaznia e femrave ka pësuar humbjen e dytë radhazi në po kaq ndeshje në grupet e Champions League. Vajzat shkodrane u mposhtën në Londër nga Çelsime shifrat 8-0.
Takimi nuk kishte shumë për të diskutuar, pasi vendaset zhbllokuan sfidën që në minutën e 10-të me Kerr, ndërsa po e njëjta autore do i jepte drejtim përfundimisht takimit (39’). Brenda pjesës së parë do kishte kohë edhe për golin e Harder.
Çelsi u tregua i papërmbajtshëm pasi në pjesën e dytë gjeti rrugën e rrjetës edhe katër herë të tjera (Kerr 2, Harder, Svitkova). Ndeshja e radhës për Vllazninë e vendit të fundit është ndaj PSG.