SPORT, 26 Tetor 2022, 13:30

Lukaku rikthehet në pankinë, Xheko-Lautaro në krye të sulmit. Ja formacioni i mundshëm i Interit kundër Plzenit

Lukaku rikthehet në pankinë, Xheko-Lautaro në krye të

Lajmi më i mirë për Simone Inzagin dhe Interin ditën e sotme është rikthimi i Romelu Lukaku mes të grumbulluarve për sfidën ndaj çekëve.

Belgu është rikuperuar dhe është gati, edhe pse sigurisht që do ta nisë ndeshjen nga stoli, me trajnerin që do të vendosë nëse do ta hedhë në fushë sulmuesin në minutat e fundit.

Në repartin ofensiv Xheko do të rikthehet titullar krah Lautaros, ndërsa pas tyre Mikhitarian, Barela e Çalhanoglu do të jenë treshja e mesfushës.

Ndryshe nga përballja me Fiorentinën, në korsi priten Dumfris e Gosens, ashtu si Bastoni që do të kthehet në të majtë të mbrojtjes dhe bashkë me De Vrajin e Shkriniarin, do të formojnë murin para Onanës.

Lukaku rikthehet në pankinë, Xheko-Lautaro në krye të