TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Liga e Kampionëve luan mbrëmjen e dytë të fazës së katërt në grupe, me supersfidat që nuk mungojnë.
Në orën 18:45, në “San Siro” Interi pret Plzenin dhe nëse zikaltërit arrijnë të triumfojnë, atëherë kryejnë me sukses misionin e kualifikimit nga grupi i “ferrit”.
Po në këtë orë, surpriza e këtij edicioni, Klub Bryzh, pret në Belgjikë Porton, në një sfidë që u intereson më shumë portugezëve, pasi kampionët belg kanë arritur të kualifikohen.
Në orën 21:00, spikat padyshim supersfida e mbrëmjes, Barcelona-Bajern Mynih. Katalanasit do të presin rezultatin e Interit përpara për të mësuar fatet e tyre dhe nëse zikaltërit dështojnë të fitojnë, atëherë tre pikët do të jenë detyrim për skuadrën e Çavit, në të kundërt, në “Camp Nou” do të luhet vetëm për spektakël.
Në grupin A, Napoli luan për statistikë kundër Rejnxhërs, ndërsa Liverpul kërkon që të marrë të paktën një pikë në transfertë përballë Ajaksit, në mënyrë që të sigurojë matematikisht kualifikimin.
SFIDAT:
GRUPI A
21:00 AJAKS – LIVERPUL
21:00 NAPOLI – REJNXHËRS
GRUPI B
18:45 KLUB BRYZH – PORTO
21:00 ATLETIKO MADRID – BAJER LEVERKUSEN
GRUPI C
18:45 INTER – PLZEN
21:00 BARCELONA – BAJERN MYNIH
GRUPI D
21:00 AINTRAHT FRANKFURT – MARSEJË
21:00 TOTENHEM – SPORTING LISBONË.