SPORT, 25 Tetor 2022, 20:44

Çelsi kualifikohet në 1/8 e Championsit, minuta dhe për Brojën në fitoren kundër Salcburg. Triumfon dhe Sevija

Çelsi kualifikohet në 1/8 e Championsit, minuta dhe për

Çelsi është skuadra e radhës e cila ka siguruar kualifikin në fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve, duke mundur në transfertë Salcburgun me rezultatin 1-2.

Ishin Mateo Kovaçioç dhe Kai Havertz ata që I dhanë tre pikët “Bluve” të Londrës në transfertën e vështirë austriake.

Pati minuta dhe për sulmuesin e Kombëtares, Armando Brojën, i cili u fut në fushë në minutën e 75’.

Sfida tjetër, ajo e grupit G, mes Sevijës dhe Kopenhagenit, u mbyll me triumfin 3-0 të spanjollëve, të cilët ende shpresojnë për një kualifikim të mundshëm, duke siguruar dhe Ligën e Europës.

REZULTATET:

SALCBURG 1-2 ÇELSI

Adamu 49′ / Kovaçiç 23′, Havertz 64′

SEVIJA 3-0 KOPENHAGEN

En Nesiri 62′, Isko 88′, Montiel 90+2′