TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Momente paniku për ish-mesfushorin holandez, Mark Van Bomel, i cili përjetoi një situatë kaotike, duke rrezikuar edhe jetën. Trajneri aktual i Antverpit në Belgjikë i ka shpëtuar një tentative grabitjeje, brenda një parkimi nëntokësor, pranë banesës së tij.
Një person i armatosur i ka zënë pritë sapo hyri në garazh me makinën e tij dhe e kërcënoi të dilte nga makina tip “Porche” me vlerë 100 mijë paund. Van Bomel u zhvendos menjëherë nga pas dhe pasi përplasi një automjet të parkuar mundi të largohej me shpejtësi, pa pësuar dëmtime fizike.
Alarmi i shkaktuar nga përplasja e automjeteve bëri që grabitësi të arratisej. Autoritet kanë nisur hetimet për të zbuluar identitetin e personit që tentoi të grabiste Van Bomelin. Për fat të mirë, kjo tentativë grabitje, përfundoi me kaq pa shkaktuar të lënduar.