SPORT, 10 Maj 2023, 12:19

“Leao do të ishte humbje serioze për Milanin”, Morati: Barela është motori i skuadrës, ja dyshja më e besueshme e Interit

“Leao do të ishte humbje serioze për Milanin”, Morati:

Në prag të euroderbit, ish-presidenti legjendar i Interit, Masimo Morati ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Ai rikujtoi humbjen në 2003-shin si dhe foli për mungesën e mundshme të Milanit. Ndër të tjera, Morati u shpreh se ka shpresa tek dyshja Xheko-Lautaro.

“Në vitin 2003, mungesat peshuan shumë. Nëse Leao do të mungojë sonte, do të ishte një humbje serioze për Milanin. Në këtë nivel, me gjithë ngarkesën e emocioneve që mbart me vete kjo ndeshje, gjithçka rivendoset në fillim. Njeriu strategjik për sot është Barela sepse po bëhet simbol, krijon identifikim me tifozët dhe për mua është motori i skuadrës.

Më pëlqen edhe qëndrimi i Onanës, ai është vërtet i guximshëm dhe mbi të gjitha portier i mirë. Lautaros i “hanë” këmbët për gol, dhe dyshja më e besueshme në sulm është Xheko-Lautaro, edhe pse Lukaku po rritet shumë”.