TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Te Interi ata të cilët kanë luajtur më pak kundër Kaljarit të premten, mund të kenë vend më shumë në skuadër ndeshjen e Kupës kundër Komos, të martën. Të paktën ky ka qenë mendimi i trajnerit Kivu, i cili sërish do të duhet të bëjë pa shënuesin kryesor të skuadrës, Lautaro Martinez.
Edhe pse ai është stërvitur regullisht me grupin, me shumë mundësi do ketë vend në formacion vetëm javën e ardhshme kundër Torinos. Ndërkohë Bisek është rikuperuar plotësisht dhe mbase një pjesë loje do të jetë i vlefshëm për trajnerin, ashtu si edhe Bastoni.
Në këto kushte dilemma e vetme e Kivut mbetet porta, ku balotazhi mes Zomer dhe Martinez është evident, me një avatazh të lehtë të zviceranit. Ndërkohë pak munuta mund të jenë edhe për Bonin, që duket se ka gjetur veten si dhe për Zielinskin. Madje sipas të gjitha gjasave polaku do e nisë ndeshjen nga minuta e parë, pasi është në një formë të jashtëzakonshme.