TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mesfushori italian i Interit, Nicolo Barella sot mund të quhet me plot gojë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës zikaltër. Megjithatë, sipas “Corriere dello Sport”, ekziston rreziku që Barella aktualisht mund të jetë në ndeshjet e fundit me fanellën zikaltër nëse Interi nuk arrin të kualifikohet në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Raportimet e shumta nga mediat e huaja shkruajnë se Klopp e pëlqen shumë Barella dhe mendon se mund të jetë lojtari ideal për të drejtuar mesfushën e Liverpool
Gjithashtu thuhet se PSG është skuadra e fundit që ka shfaqur interes për transferimin e tij, i cili mund të përfshijë edhe Leandro Paredes si pjesë e tratativës plus një sasi të konsiderueshme monetare.
Në mënyrë që të mbajë Barella në ekip sezonin e ardhshëm, Interit duhet të luajë fortë këto ndeshjet e fundit të mbetura në Serie A dhe të rifitojë një vend për në top katërshe.