TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

U fut për të zëvendësuar Keidi Baren e dëmtuar, megjithatë Qazim Laçi nuk arriti të bëjë asgjë për të shmangur një humbje turpëruese të kuqezinjve në “Wembley”, pavarësisht dy tentativave nga distanca në pjesën e dytë.
Pas ndeshjes, mesfushori deklaroi se dy golat e shpejtë të Anglisë shpërqendruan jo pak skuadrën, teksa shprehu keqardhje për tifozët.
“Në momentin që u ngrita nga stoli, pësuam golin e parë dhe u prishën pak planet. Më pas erdhi edhe ai gol i dytë, që na dëmtoi shumë psikologjikisht dhe na shpërqendroi, ndaj përfunduam të humbnim me këtë rezultat.
E dimë të gjithë që Anglia ka një super ekip, megjithatë ne nuk e kishim menduar këtë rezultat dhe këtë paraqitje. U përqendruam të bënim më mirë, por nuk dolëm te loja që kishim përgatitur dhe na vjen keq më së shumti për tifozët, që ishin të mrekullueshëm edhe këtu”, tha Laçi.