SPORT, 8 Prill 2026, 15:25

La Zvicrën për Shqipërinë, mesfushori tund rrjetën dhe bëhet shembull për talentin e skuadrës

La Zvicrën për Shqipërinë, mesfushori tund rrjetën dhe

Uil u përball dje me Xamax në kategorinë e dytë zvicerane dhe sfida rezultoi mjaft interesante. Vendësit e Uil fituan 5 me 2, ndërsa ishin në disavantazhin e dy golave pas 11 minutave lojë. Për të sjellë përmbysjen menduan dy futbollistë shqiptarë.

Kastrijot Ndau, kapiten i Uil, rihapi ndeshjen me golin e tij. Më pas ishte Lutfi Dalipi, që vendosi baraspeshën në minutën e 32-të.

Mesfushori Ndau mund të kthehet në shembull për Dalipin. Ky i fundit, 19 vjeç dhe mesfushor me tipare sulmuese, është pjesë e Zvicrës U-20. Te Uil u huazua nga Jang Bojs.

Ndau mund të shërbejë si shembull te Dalipi, pasi dikur përfaqësonte moshat e Zvicrës dhe më pas vendosi të kalojë te Shqipëria U-21. Të dy kanë luajtur vetëm në Zvicër.

Goli i Kastrijot Ndaut: (VIDEO)

Goli i talentit Lutfi Dalipi: (VIDEO)