SPORT, 7 Prill 2026, 17:28

Luçesku është në luftë me jetën, doktorët tërhiqen nga operacioni për trajnerin

Luçesku është në luftë me jetën, doktorët

Mirçea Luçesku është në luftë me jetën, ndërsa dita e sotme solli zhvillime të tjera. Fillimisht u lëshua një deklaratë nga spitali, më pas u tregua se mund të kryhet operacion në gjendjen aktuale.

Raportimi i fundit tregoi se Luçesku kishte pësuar goditje në tru dhe po ashtu ka probleme me qarkullimin e gjakut që çon në mushkëri. Në anën tjetër, ndërhyrja e planifikuar nuk mund të kryhet.

Operacioni “ECMO” është i papërballueshëm aktualisht për Luçeskun, pasi trupi i tij ishte i brishtë për këtë ndërhyrje komplekse. Kështu