SPORT, 6 Prill 2026, 10:56

Konfirmohet largimi/ Bernardo Silva nuk kthehet te Manchester City pas Botërorit

Konfirmohet largimi/ Bernardo Silva nuk kthehet te Manchester City pas

Bernardo Silva do të largohet nga Mançester Siti në fund të sezonit. Konfirmimi vjen nga Pep Lijnders, numri dy i Pep Guardiolës, i cili, në një konferencë për shtyp pas fitores 4-0 ndaj Liverpulit në Kupën FA, la të shpëtonte se 31-vjeçari portugez, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor, nuk do të kthehet në Mançester pas Kupës së Botës.

“Çdo histori e mirë mbaron”, tha Lijnders në një konferencë për shtyp sepse Guardiola është i pezulluar. “Shpresoj që Bernardo të shijojë gjashtë javët e tij të fundit, që ai të ketë një fund të mirë sepse e meriton. Dhe ai meriton gjithë vëmendjen që mund të marrë”.

Silva mbërriti te Siti në verën e vitit 2017 nga Monako, në fund të sezonit të parë anglez të Guardiolës. Ai fitoi gjithçka me “Qytetarët”, duke u bërë menjëherë i pazëvendësueshëm. Juventusi është skuadra e parë që ka shprehur interes për portugezin, po ashtu në skenë janë shfaqur edhe Barcelona me PSG-në.

Ekzistojnë gjithashtu opsione më fitimprurëse të Ligës Saudite dhe MLS, ndoshta me Mesin në Inter Majemi.