SPORT, 7 Prill 2026, 22:26

Real Madrid-Bayern/ Bavarezët marrin lojën në dorë, Kane shënon në fillimin e pjesës së dytë

Real Madrid-Bayern/ Bavarezët marrin lojën në dorë, Kane

Në përballjen çerekfinale të Ligës së Kampioneve, Bayern Mynih mori kontrollin e ndeshjes ndaj Real Madrid, duke kaluar në avantazh që në pjesën e parë dhe duke e konsoliduar atë menjëherë në fillimin e pjesës së dytë.

Në minutën e 41-të, Luis Diaz shënoi golin e parë, duke vendosur rezultatin 0-1 për bavarezët. Pak minuta pas rifillimit të pjesës së dytë, Harry Kane realizoi golin e dytë (46′) pas një pasimi të Olise, duke e çuar topin në rrjetë nga jashtë zone dhe duke thelluar avantazhin gjerman.

Real Madrid pati disa raste për të reaguar, me Mbappen dhe Vinicius që tentuan të gjenin rrugën drejt portës së Neuer, por portieri gjerman reagoi me sukses. Një tjetër rast i pastër u humb nga Upamecano, i cili nuk arriti të finalizonte pranë portës së zbrazët.

Pas këtyre dy golave, Bayern Mynih po dominon në fushë, ndërsa madrilenët përpiqen të rikthejnë ekuilibrin në pjesën e dytë të sfidës.