TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri rumun Mircea Lucescu është ndarë nga jeta sot në moshën 80-vjeçare në Spitalin e Urgjencës Universitare të Bukureshtit.
Ish-trajneri i ekipit kombëtar rumun ishte shtruar në spital që nga 29 marsi, pasi u sëmur teksa ishte në grumbullimin me Rumaninë në kampin stërvitor të Mogoshoaia, pasi kishte qenë në pankinë në ndeshjen e play-off të Botërorit ndaj Turqisë. Të dielën e kaluar ai u transferua në repartin e terapisë intensive pas një infarkti akut të miokardit.
“Spitali i Urgjencës Universitare i Bukureshtit njofton se sot, të martën, 7 prill 2026, rreth orës 20:30 të mbrëmjes (ora lokale), Z. Mircea Lucescu u shpall i vdekur”, shkruhej në njoftimin e spitalit.
Mircea Lucescu ishte një nga trajnerët dhe lojtarët më të suksesshëm rumunë të futbollit, i pari që kualifikoi ekipin kombëtar rumun për një Kampionat Europian, në vitin 1984.
Ai ishte trajneri i tretë me më shumë trofe të fituar në karrierë, plot 35 të tillë, i kaluar vetëm nga Aleks Ferguson dhe Pep Guardiola.